Lajme

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Janë arrestuar dhe ndaluar për 48 –orë të dyshuarit, vëllezër mes vete njëri 19-vjeç e tjetri 16 për vrasjen e 27-vjeçarin në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

27-vjeçari ka vdekur pas plagëve të marra pas goditje me thikë, nga të arrestuarit.

Në këtë rast, i lënduar rëndë ka mbetur edhe babai i 27-vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje lidhur me emrin e një rruge, ndërsa që personat e përfshirë në këtë kishin lidhje familjare mes vete.

Të Ngjashme