Ashtu si çdo fillim jave, astrologia Meri Shehu bëri sot, 4 maj, parashikimin e saj për secilën nga shenjat e zodiakut.
Jeni kuriozë? Sa yje do të marrin shenjat këtë javë?
Dashi (2 yje): Në këtë javë, do të kenë interesa të fuqishëm ekonomikë, Mërkuri futet në Dem. Do organizohen shumë, do ecin pak ngadalë çështjet ekonomike, gjë që do i bëjë pak të pezmatuar. Pas datës 6 maj, duhet të kenë kujdes me karrierën dhe punën, sepse ka një problem me ndryshimet, te eprorët ose një përballje sepse Marsi në Dash bëhet luftarak. Kështu që edhe çështjet familjare apo të karrierës t’i kenë kujdes.
Demi (3 yje): Mërkuri është futur tashmë në shenjën e tyre, do bëjë një katërkëndësh të fuqishëm me Plutonin, kështu që do mësohen disa të fshehta në jetën e tyre. Do bëhen edhe pak dyshues nga gjërat që do dëgjojnë. Jetën e tyre personale do të duan ta ndryshojnë. Kujdes me punën! Ka shumë bashkëpunëtorë dhe njerëz me të cilët punojnë që flasin mbrapa krahëve dhe përpiqen t’u prishin punë këtë javë.
Binjakët (4 yje): Në këtë periudhë duhet të kenë kujdes, megjithatë janë në një pozicion më të mirë sepse Afërdita është në shenjën e tyre. Jep hapësira për të rregulluar ekonominë apo situatat. Por kjo javë ka rrisqet e veta, sidomos pas datës 6 maj, në aspektin ekonomik do ketë një debat apo dikush nga një rreth social apo shoqëror nuk e mban premtimin dhe nuk jep atë dhuratën, paratë apo investimet. Do bëjë thashetheme…
Gaforrja (2 yje): Një nga shenjat më në vështirësi kësaj jave! Deri në fund të qershorit ka një betejë në shenjën e tyre, por Jupiteri në këtë shenjë përballet me Marsin në Dash dhe diçka shumë e rëndësishme i lëkund pozitat në lidhje me karrierën apo gjërat që do të arrijnë. Do të ketë një përballje të fuqishme mes fatit e mundësive, po edhe një rënie sa i përket punës.
Luani (2 yje): Me futjen e Mërkurit në Dem, do merren shumë me çështjet familjare, të cilat do të fillojnë të ecin, por ngadalë. Këtu do shtohen edhe disa presione në lidhje me punën dhe shumë Luanë nuk do ta ndjejnë veten mirë as në punë, as në shtëpi. Do të ketë kundërshtim interesash mes familjes dhe karrierës. Ka një të fshehtë që do zbardhet!
Virgjëresha (3 yje): Kanë vetëm një ankth e stres sa i përket punës, ekonomisë apo sigurisë personale ose shpirtërore. Nuk do ndihen të sigurt, diçka i trondit, i mërzit, nuk i lë të qetë. Si një parandjenjë, ose si kusht për të ecur përpara. Megjithatë Mërkuri në Dem sjell një stabilitet, por kjo javë është me kundërshti, dyshime, prapaskena dhe një debat. Do zbulojnë diçka që do t’i stresojë sidomos në jetën personale.
Peshorja (4 yje): Vazhdon Afërdita në Binjak, u jep lëvizje e komunikime me botën jashtë. Do udhëtojnë, do ta kenë këtë euforinë, por këto ditë kundërshtimi i Marsit në Peshore, ka një problematikë specifike në lidhje me pronën dhe martesën. Ata që kanë probleme, kjo javë i çon në ekstrem. Mund të marrin vendime, qoftë për t’u ndarë apo të lodhur nga jeta, për të nisur një marrëdhënie tjetër. Si të detyruar për ta bërë këtë gjë…
Akrepi (3 yje): Mërkuri në Dem përballë shenjës së tyre tregon që do të kenë shumë diskutime ose përballje me të tjerët. Këta të fundit do të marrin fuqinë, do kërkojnë llogari, duhet që Akrepët t’i rregullojnë punët deri në datën 19 maj, sepse futet Marsi në Dem përballë shenjës së tyre sepse të tjerët do të jenë shumë më antagonistë dhe mund t’i nxjerrin probleme. T’i shtrojnë punët që kanë brenda kësaj jave. Punët e ekonomisë kanë një nerv, prandaj kujdes edhe me shëndetin!
Shigjetari (1 yll): Është një nga shenjat më pak të privilegjuara, duket sikur gjithçka është aty, por është larg. Në jetën erotike, personale, kanë një konfrontim, një vështirësi kësaj jave. Fati nuk është me ta, ose duhet ta marrin shumë seriozisht një marrëdhënie!
Bricjapi (1 yll): Urani në Binjak u prish pak punë sepse janë gjithmonë në lëvizje, nuk ndihen mirë. Preken direkt në çështje familjare dhe bashkëpunuese, kështu që kujdes! Në çështje ligjore ose në çift, do sqarohen shumë gjëra këtë javë. Vjen një ndarje në jetën personale, për ata që kanë lindur në 10-ditëshin e parë.
Ujori (2 yje): Janë një nga shenjat e privilegjuara edhe pse kanë dy yje, sepse kanë shanse për njohje të reja dhe e kanë marrë një entuziazëm. Por përsëri rrotullohen te një rrugë që kanë 7 vjet që janë frikësuar, me probleme familjare. Mërziten, u rifreskohet një çështje e vështirë familjare. Kujdes në diskutime dhe debate!
Peshqit (3 yje): Kanë fat në çështjet ekonomike edhe në ato familjare. Kundërshtimet janë pak të forta dhe shpenzimet që do bëjnë për të rënë në sy ose për t’i bërë përshtypje një njeriu të dashur janë pak të vështira. Një thashethem ose një takim me dikë që do u ngrejë nervat, apo një i afërm që do përpiqet t’i fusë në rrugë të gabuar, do t’i bëjë Peshqit shumë të menduar. Do vënë në pikëpyetje për shumë gjëra, do jenë nervozë.
