Lajme

Ndërmarrja “Gjelbër” apel qytetarëve: Kujdes nga erërat e forta dhe pemët në hapësira publike

Ndërmarrja “Gjelbër” i ka bërë thirrje qytetarët se për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike të paqëndrueshme, të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër parqe, hapësira të gjelbëruara dhe gjatë parkimit të veturave pranë pemëve.

Sipas njoftimit, ekipet e kësaj ndërmarrje janë në teren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht.

“Për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër parqe, hapësira të gjelbëruara dhe gjatë parkimit të veturave pranë pemëve.Ekipet e GJELBËR janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe intervenimit aty ku paraqitet nevoja.Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesin tuaj”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Të Ngjashme