ShowBizzz

Ndryshim i madh në vjeshtë! Lajm i papritur për fansat e formateve reality-show

Një ndryshim i rëndësishëm pritet të ndodhë në sezonin e ri televiziv, duke vendosur për herë të parë përballë njëri-tjetrit tre nga formatet më të ndjekura reality-show në hapësirën shqiptare.

Prej javësh në rrjet po diskutohet për rikthimin e “Big Brother VIP Kosova” me sezonin e pestë, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë edhe emra të ndryshëm që aludohen si pjesë e kastit. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për banorët.

Sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, ndryshimi më i madh lidhet me “Ferma VIP”, e cila këtë herë nuk pritet të nisë në muajin mars, si në sezonet e kaluara. Burimet bëjnë me dije se produksioni synon ta sjellë formatin që në muajin tetor.

Nëse ky plan realizohet, “Ferma VIP” do të transmetohet njëkohësisht me “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa më vonë do të përkojë për një periudhë edhe me “Big Brother VIP Albania 6”, i cili, sipas pritshmërive, do të nisë në muajin dhjetor.

Pak ditë më parë, producenti Eraldo Rexho dhe producentja ekzekutive Holta Dulaku u kërkuan ndjekësve në rrjetet sociale të sugjeronin emrat që do të dëshironin të shihnin në sezonin e katërt të “Ferma VIP”, duke shtuar edhe më shumë zërat për nisjen e përgatitjeve.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, ende nuk është përcaktuar ekipi që do të drejtojë formatin. Në javët e fundit është përfolur edhe e ardhmja e Arbanës në “Ferma VIP”, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga produksioni lidhur me moderatorin ose moderatoren e sezonit të ri.

Të Ngjashme