Lajme

Ndryshon sërish çmimi i naftës në vend, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar rritje, duke shkuar në 215 lekë për litër.

Sipas vëzhgimeve të fundit në pikat e shitjes, çmimi i naftës është rritur nga 199 lekë në 215 lekë për litër, duke u rikthyer në nivele më të larta pas uljes së regjistruar më herët.

NEWS  Princesha e Norvegjisë përqafon fubollistin e njohur pa bluzë, pamjet bëhet VIRALE ne rrjet! (Video)Lëvizja e çmimeve në tregun shqiptar vjen në një periudhë kur edhe tregjet ndërkombëtare të naftës kanë shfaqur luhatje të forta.

Rritjet e çmimeve në bursat ndërkombëtare janë reflektuar në tregun vendas, duke sjellë ndryshime të njëpasnjëshme në çmimin e karburanteve.

Gjatë muajve mars-qershor, në kushtet e luhatjeve të forta të çmimeve, në Shqipëri funksionoi Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimet maksimale të shitjes për karburantet./Top Channel

NEWS  28 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të Ngjashme