ShowBizzz

Në Capri jo vetëm për pushime, Jonida Maliqi zbulon çfarë bëri së fundmi atje

Muzika shqiptare gjithnjë e më shumë po kalon trojet tona dhe po dëshirohet gjerësisht në diasporë.

Kështu ka qenë dhe ky sezon veror për shumicën e këngëtarëve shqiptarë të cilët i ka gjetur duke kënduar në shtete dhe qytete të ndryshme të botës.

Përmes një postimi në instagram, këngëtarja Jonida Maliqi ka ndarë me afro 600 mijë ndjekësit e saj momente kur ka kënduar në Capri të Italisë.

Me elegancën që e karakterizon, Jonida jo vetëm ka perfomuar, por edhe ka shijuar ushqime e vendet e bukura që ofron vendi fqinj.