ShowBizzz

Në ditën e rëndësishme të Ermal Hoxhës, Rezarta Shkurta thyen premtimin

Sot Ermal Hoxha feston ditëlindjen dhe mes rreshtave të urimit, partnerja e tij Rezarta Shkurta ka treguar se ka thyer një premtim në këtë ditë të veçante.

Artistja ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, duke humbur kështu mundësinë të festojë pranë tij sot.

“Sot theva një premtim që i kisha bërë vetes, se nuk do na gjente më asnjë ditëlindje larg njëri-tjetrit. Sepse sado e lumtur të jem, unë nuk di të buzëqesh me shpirt kur s’jam pranë teje”, ka shkruar ylli i hitit “DJ”, me siguri duke iu referuar periudhës kur Ermali gjendej prapa grilave.

“Dhe ajri nuk më ngop mjaftueshëm. Faleminderit zotit çdo sekondë që të solli në jetën time. Të dua si në ditën e parë, shoku im më i mirë, babi më i mrekullueshëm”, ka shtuar Shkurta.

Ermal Hoxha, që ndryshe njihet edhe si nipi i liderit komunist, Enver Hoxha – në vitin 2015 ishte arrestuar gjatë operacionit në Xibrakë dhe ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.

Gjatë periudhës sa Hoxha po vuante dënimin, Rezarta kishte publikuar këngën “Gjysma ime”, që ishte një dedikim për burrin e saj, e që njëherësh është video projekti i fundit muzikor i lansuar nga ajo.

Përgjatë atyre viteve, Shkurta ishte treguar goxha e rezervuar në dhënien e intervistave, veç se në ato në të cilat ishte paraqitur, nuk e ka fshehur asnjëherë mallin dhe mungesën e bashkëshortit si dhe krenarinë që ajo e ndjen duke qenë pjesë e familjes Hoxha.

Gjithsesi, periudha e erret për çiftin duket të ketë ngelur prapa, pasi që prej kohësh Ermali gëzon lirinë, derisa dyshja po e shijojnë pafund kohën bashkë me të voglën e tyre, Herën.