Lajme

Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në Gjenevë është hapur ekspozita “Ende duke pritur?” e artistit Artan Korenica.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ekspozita është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me “Jardin des disparus” – Kopshti i të Zhdukurve.

“Sot në Gjenevë, është hapur ekspozita ‘Ende duke pritur?’, e artistit Artan Korenica”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Aktiviteti është organizuar në kuadër të shënimit të tridhjetë gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Ekspozita përmes artit rikthen vëmendjen te çështja e personave të zhdukur dhe pritja e familjeve për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Të Ngjashme