Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar Han i Elezit, në një autobus të linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, është zbuluar një sasi e arit të kontrabanduar.
Gjatë kontrollit në çantën e pasagjeres J.H. janë gjetur stoli të ndryshme ari, të fshehura në një qese të mbyllur.
Në kufi në Han të Elezit kapet një sasi e arit të kontrabanduar
“Sot, rreth orës 16:10, mbi bazën e informacioneve inteligjente, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një autobus i linjës së rregullt Serbi – Maqedonia e Veriut, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë (M.L.). Gjatë kontrollit të detajuar, në çantën e një pasagjereje (J.H.) janë zbuluar stoli ari të ndryshme (varëse dhe unaza), të fshehura në një qese të mbyllur. Po ashtu, tek drejtuesi i autobusit janë gjetur të fshehura në xhaketën e tij edhe disa rrathë dore dhe një medaljon ari. Pesha totale e arit të sekuestruar është 129.76 gramë. I njëjti nuk ishte deklaruar dhe është konfiskuar nga autoritetet doganore për procedura të mëtejshme, ndërsa vlera do të përcaktohet nga njësitë përkatëse të Doganës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
