Policia e Shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “AKSHI”.
44-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Amiens, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Lion.
Sipas Policisë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar Beqirajt masën e sigurisë “Arrest në burg”.Ai akuzohet për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
NEWS Italia e kishte dëbuar, shqiptari rikthehet ilegalisht duke përdorur dokumentet e gruas! Kapet pas një ndjekjeje si në filma44-vjeçari u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, ndërsa më pas procedurat iu kaluan strukturave të Xhandarmërisë Franceze.Aktualisht, Beqiraj ndodhet në paraburgim. Gjatë ditës së sotme ai pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar, në kuadër të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
NEWS The Evolution of the Economy, Banking Systems, and Bank Cards in the Modern World
