Lajme

Në koalicion apo të vetme? Sot përfundon afati që partitë politike të njoftojnë për pjesëmarrjen në zgjedhje

Sot, më 7 maj përfundon afati për partitë politike në Republikën e Kosovës që ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen apo edhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Po, sot më 7 maj përfundon edhe afati për deklarimin e partive politike në rast të lidhjes së koalicioneve parazgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon zbatimin e planit dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 7 qershorit.

Ndërkaq, të mërkurën u bë e ditur ka filluar procesi i verifikimit të qendrës së votimit.

Zgjedhjet e 7 qershorit – nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës

Për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mbahen më 7 qershor 2026, votuesit tashmë mund të verifikojnë dhe ndryshojnë qendrën e tyre të votimit.

Verifikimi dhe ndërrimi i qendrës së votimit bëhet përmes: Platformës së KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org/ dhe Zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

Afati për ndërrimin e qendrës së votimit është deri më 17 maj 2026. Qendrën e votimit mund ta ndryshoni vetëm brenda komunës suaj.

KQZ tashmë ka miratuar edhe listën e qendrave të votimit në këto zgjedhje. Numri i qendrave të votimit do të jetë 949, prej tyre 911 do të shërbejnë për votim të rregullt, ndërkaq 38 të tjera në secilin komunë do të organizohet votimi me kusht.

Të Ngjashme