ShowBizzz

Në një lidhje me Anna Likën? Flet për herë të parë Bjordi Mezini

Që prej kohës kur ishte pjesë e shtëpisë së “BBVIP”, kur edhe pranoi se ishte në një lidhje, Bjordi Mezini u aludua se kishte nisur një histori dashurie me Anna Likën, kolegen e tij në serialin H.O.T.

Madje u thq se ata edhe jetonin bashkë, pra bëhej fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar, por që asnjëherë nuk është konfirmuar apo mohuar, as nga aktorja dhe as nga regjisori.

Zërat për romancën mes tyre u shtuan më shumë kur pak ditë më parë, kolegu i tyre i përbashkët, Amos Muji Zaharia postoi një moment teksa kërcënin me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të afërt.

TS Poll - Loading poll ...

Ndërsa sonte, i ftuar në “Natën me Aulonën”, Bjordi foli për herë të parë për të gjithë zërat që qarkullojnë.

I pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse është në një lidhje apo jo me Anën, Mezini tha se nuk do donte të fliste për historinë e tij të dashurisë, pasi i kishte bërë një zotim vetes, nisur nga eksperienca se nuk do të bënte më asnjë romancë të tijën publike.

Ai tha se kjo tashmë është çështje principi, teksa me humor, arriti të shmangte konfirmimin që presin të gjithë, atë të marrëdhënies me aktoren.

Ai tha se kishte pranuar të kërcente me shumë qejf me Anën, ashtu si edhe me aktoret e tjera të serialit, ndërsa i pyetur “Përse njerëzit e uruan” tha se “Ata kanë kuptuar çfarë duhet të bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të marrë sa më shumë aktivitet në rrjetet sociale”, duke nënkuptuar se mund të jetë një strategji marketingu për serialin.

Nga ana tjetër, Bjordi tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Anën, pasi është një nga aktoret më të mira që ka punuar dhe se është person me zemër të madhe dhe që ka shumë humor.

Gjithashtu ai ndau edhe një tjetër detaj, duket thënë se aktorja nuk ishte shumë dakord që ai të futej në “BBVIP” pasi nuk e pëlqen si format, edhe pse ajo vetë është përfolur si konkurente e mundshme.