ShowBizzz

Në pritje të fëmijës së dytë, Sara Gjordeni përballet me vështirësitë shëndetësore: Nuk është aspak e lehtë

Sara Gjordeni është në një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, pasi po pret të bekohet me fëmijën e dytë, por mesa duket kjo periudhë po shoqërohet me sfida të vështira për të.

Përmes një postimi në InstaStory, Sara ka ndarë më ndjekësit një foto ku shfaqet me elektroda mjekësore të EKG-së në gjoks, duke treguar se gjatë shtatzënisë po përballet me shqetësime kardiake.

Të lidhura

None found

Krahas fotos, ajo ka zgjedhur të ndajë një mesazh sensibilizues për gratë dhe vajzat që po kalojnë të njëjtën periudhë, duke theksuar se vështirësitë shëndetësore gjatë shtatzënisë shpesh anashkalohen. Po ashtu ajo u bënë thirrje nënave të reja që të mos demoralizohen, por të kujdesen për veten.

“Shtatzëninë e romantizojnë shumë. Do doja më shumë gra e vajza të flisnin për problematikat që hasim gjatë saj për të ndërgjegjësuar nënat e reja të cilat përballen me simptoma që i dobësojnë psikologjikisht sepse nuk i prisnin. Ndoshta gjyshja, nëna, vjehrra apo shoqja të kanë shtyrë drejt këtij rrugëtimi që patjetër është i bukur, por duke anashkaluar një të vërtetë të madhe: vështirësitë shëndetësore. Unë momentalisht po përballem me ato kardiake. Nuk është aspak e lehtë, por për vogëlushen time gjithçka ia vlen. Mos u demoralizoni, 90% e simptomave largohen pas lindjes. Përpiquni të pushoni, hidratoheni dhe ushqeheni mirë. Kjo është një kohë për t’u shijuar dhe qetësuar, jo të tregoni sesa vleni duke ndezur dyfish motorët…” shkruan ajo.

Të Ngjashme