Mustafë Abazi, kryetar i Rrjetit të Bizneseve për Diasporën në Gjermani e ka propozuar Skënder Hysenin për president. Abazi e ka vlerësuar lart figurën e ish-ministrit duke e quajtur si njeri me intregitet dhe përvojë të gjatë.
“Propozim për President Konsensual
Skënder Hyseni është një nga figurat me përvojë të gjatë institucionale dhe diplomatike të Kosovës. Një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të tij politik lidhet me periudhën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, pranë të cilit Hyseni shërbeu si këshilltar dhe zëdhënës.
Në këtë rol, ai ishte i pranishëm në shumë takime dhe zhvillime të rëndësishme politike e diplomatike të asaj kohe, duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në përfaqësimin dhe diplomacinë e Kosovës.
Më vonë, Hyseni vazhdoi angazhimin në proceset shtetformuese të vendit. Ai është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit 2008 dhe ka mbajtur përgjegjësi të larta shtetërore, përfshirë postet e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Punëve të Brendshme.
Nga koha e Presidentit Rugova, te shpallja e Pavarësisë dhe ndërtimi i institucioneve të shtetit, përvoja e tij përfshin disa prej periudhave më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.
Skënder Hyseni – përvojë shtetërore, diplomaci dhe traditë institucionale. Një propozim për President që synon konsensus dhe unitet” shkruan Abazi në propozimin e tij.
