Lajme

Në Zubin Potok gjenden mbetje kockore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Në Zubin Potok janë gjetur mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjetjet janë bërë në kuadër të në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit që po kryhen nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në rastin në Zubin Potok, në lokacionet e dyshuara

“Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale që lidhen me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.

PSRK, Policia e Kosovës dhe IML-ja shprehin përkushtimin e tyre për një proces profesional, të paanshëm dhe të dokumentuar, me respekt të plotë për dinjitetin e viktimave dhe familjeve të personave të zhdukur, dhe çdo zhvillim i ri do të mund të bëhet publik në përputhje me kërkesat ligjore dhe interesin e hetimit

Të Ngjashme