Feridja, nëna e këngëtares Leonora Jakupi, për shumë vite ka qenë edhe menaxhere e saj. Ajo vazhdon të jetë pranë artistes, duke e shoqëruar në momente të ndryshme të jetës dhe karrierës.
Për Feridjen, vitet duket se janë vetëm një numër, pasi ajo po shfaqet gjithnjë e më shpesh me stil modern dhe pamje të freskët.
Kështu duket edhe në fotografitë e fundit të publikuara nga Leonora Jakupi, shkruan “Kosovarja”.
Paraqitja e saj ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa në imazhet e publikuara ajo shfaqet e buzëqeshur dhe e kuruar në detaje me një stil sportiv.Kosovarja/
