LifeStyle

Nëna kujdes me veprime ndaj fëmijëve tuaj, këto janë rreziqet e mëdha shëndetësore që i shkaktoni

Nënat mendojnë se të mbash fëmijët afër vetes i ndihmon të vegjlit për një shëndet të mirë psikologjik dhe në fakt është e vërtetë, por ekspertët shpjegojnë disa rreziqe që shoqërohen me to.

Ata shprehen se dëshira për t’i pasur bebet pranë lidhet edhe me procesin e marrjes së fëmijës në krah, pozicioni ‘kangur’ teksa ecin në rrugë, pozicioni i duarve në trupin e fëmijës kur e përkëdhel etj.

1. Mbajtja e bebes nën sqetull

Kur mbani një fëmijë, është thelbësore që t’i mbani kokën. Të porsalindurit nuk kanë muskuj të zhvilluar të qafës. Ata mund të lëvizin papritmas kokën e tyre që mund të nënkuptojë vështirësi në frymëmarrje dhe lëndime nëse qafa e tyre nuk mbështetet siç duhet. Ata nuk janë në gjendje të mbajnë kokën deri në muajin e 4-6.

2. Mbajtja e fëmijës në pozicionin ‘kangur’

Sigurohuni që trupi i të mbështetet mirë në trupin tuaj. Kurrë mos e mbani foshnjën në një pozicion të drejte kokën dhe krahët, por këshillohet ta vendosni me krahë të hapur dhe kokën në pozicion anësor që rrugët e frymëmarrjes dhe pozicionet kockore të jenë ato të duhurat.

3. Mbajtja e kokës së foshnjës mbi supe

Koka e bebes kur e mbani hopa duhet të jetë e mbështetur mbi spe dhe jo pranë gjoksit. Ky nuk është aspak pozicion i përshtatshëm pasi mund të vështirësojë frymëmarrjen e të voglit tuaj.

4. Nuk ndryshon pozicionet

Është e rëndësishme të ndërroni anët herë pas here sepse siç e përmendëm edhe më sipër kockat e paformuara mirë të fëmijës dhe që janë në zhvillim për shkak të pozicionit jo të duhur mund të deformohen lehtësisht. Ndaj tregohuni të kujdesshme.

Mos e tërhiqni kurrë një fëmijë nga duart e tyre. Kjo mund të shkaktojë diçka të quajtur ‘bërryl i tërhequr’. Kjo do të thotë që kocka e bërrylit është pjesërisht e zhvendosur në nyje. Kjo gjendje është e zakonshme tek fëmijët deri në 5 vjeç.