Në nëntor të 2021-it, Kayla Simpson u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje të forta barku. Asokohe 20-vjeç, Kayla solli në jetë fëmijën e saj të parë. Rrëfimin e pazakontë ajo e ka bërë përmes një videoje e cila u bë virale në Tik-Tok ku shpjegon se nuk e kishte ditur për 9 muaj me radhë se kishte një bebe në bark. Kjo pasi dhe menstruacionet e saj kishin qenë të rregullta.
Duke e cilësuar si “shtatëzani të panjohur”, ajo thotë se nuk kishte pasur kurrë asnjë simptomë të tipit: marrje mendsh, të vjella, oreks apo goditje në bark nga fëmija.
“Si u bëra nënë brenda 15 minutash” titullohet historia e saj, të cilën vendosi ta ndajë me miliona njerëz.
Pjesa më e madhe e atyre që panë videon janë të tronditur dhe madje disa vajza shprehen të frikësuara në komente se një fenomen i tillë mund t’ju ndodhë dhe atyre.
E emocionuar, 23-vjeçarja kujton momentin kur teksa mjekët i bënin ekografinë për të parë mos kishte ciste apo apandesit dhe në monitor u shfaqën shenja të dy këmbëve të vogla.
Vajza e saj Madi, erdhi në jetë në formën më suprizuese. “U trondita kur pashë ato dy këmbë të vogla”, thotë e reja.
“Gjatë shtatëzanisë kisha humbur 30 kile, kisha bark të sheshtë dhe periodat më vinin çdo muaj. Madi ka lindur plotësisht e shëndetshme dhe pa asnjë problem”, thotë ajo.
Ndërsa shtatzënitë e fshehta janë të pazakonta, ato të cilat finalizohen me një lindje normale janë ende më të rralla. Sipas mjekëve, afërsisht 1 në 475 gra nuk e kuptojnë se janë shtatzënë deri në pesë muajt e fundit të shtatëzanisë dhe vetëm rreth 1 në 2500 përjetojnë të njëjtën gjë si Kayla.