Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Në margjinat e takimeve pranverore në Washington DC, ministri i Financave Hekuran Murati dhe zëvendëskryeministri e ministri i Financave i Mbretërisë së Belgjikës, z. Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për  eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, si edhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.

Ministri Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet. Ndërkaq, ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës.

Kjo marrëveshje forcon më tek partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe dëshmon angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë kësaj jave, ministri Murati po qëndron në Washington DC, ku po merr pjesë në takimet pranverore të organizuara nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Të Ngjashme