Lajme

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00.

Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00.

Në rend të ditës janë zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.

Të Ngjashme