Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mori përgjegjësinë për vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollah në Bejrut, duke deklaruar se “asnjë terrorist nuk është imun” ndaj operacioneve izraelite.
Në një video të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se Izraeli kishte eliminuar komandantin e forcës Radwan, një njësi elitare e Hezbollahut, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytetin libanez, sipas Euronews.al, raporton KlanKosova.tv.
“Kushdo që kërcënon shtetin e Izraelit do të vdesë për shkak të veprimeve të tij”, deklaroi ai, duke paralajmëruar kundërshtarët e Izraelit për vijimin e sulmeve ndaj objektivave që konsiderohen kërcënim për sigurinë e vendit.
Deklarata e Netanyahut vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe përshkallëzimi të përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin.
