Lajme

Nga Elbasani në Tiranë/ Temperaturat sot kapin pikun, ja sa do të shënojë termometri

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me temperatura të larta në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa 35°C priten në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Fier.Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura, kryesisht në relievet kodrinore dhe malore. Vranësirat do të jenë më të pranishme deri në orët e pasdites, ndërsa më pas pritet shpërbërja graduale e tyre dhe mbizotërimi i motit të kthjellët.

NEWS  “Nuk do të jem më i mirë!” – Trump kërcënon Iranin: Nëse s’pranoni marrëveshjeEra do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi në juglindje, me shpejtësi mesatare 7–9 m/s.

Në det, valëzimi do të jetë i forcës 1–2 ballë.Në tërësi, dita do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht i qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Të Ngjashme