Qytetarët e Kosovës nga ora 07:00 do i drejtohen kutive të votimit në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa zhvillimet nga procesi zgjedhor do të përcillen në kohë reale nga Tëvë1.
Televizioni ka nisur programin e posaçëm informativ që në orët e hershme të mëngjesit, duke ofruar raportime të vazhdueshme nga qendrat e votimit dhe nga të gjitha komunat e vendit.
Gjatë gjithë ditës, gazetarët dhe korrespondentët e Tëvë1 do të sjellin informacione të përditësuara mbi ecurinë e votimit, pjesëmarrjen e qytetarëve, reagimet e subjekteve politike dhe çdo ngjarje që lidhet me procesin zgjedhor.
Përveç raportimeve nga terreni, transmetimi do të përfshijë analiza, diskutime në studio dhe pasqyrimin e rezultateve sapo ato të publikohen nga institucionet përgjegjëse.
Për të ndjekur çdo zhvillim të kësaj dite të rëndësishme politike, audienca mund të informohet përmes ekranit të Tëvë1 dhe platformës online teve1.info deri në përfundimin e procesit dhe publikimin e rezultateve të para. /teve1.info/
