Lajme

Nga Kastrati te Golemi, Shqipëria me gjashtë qytete të reja! Ja cilat janë

Drafti i reformës territoriale është miratuar në parim me votat e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve, pavarësisht debateve dhe kundërshtive nga opozita.

Më e kundërshtar, si nga opozita por edhe nga shumë socialist të pakënaqur është shkrirja e 15 bashkive të vendit.

Reforma gjithashtu parashikon shtimin e gjashtë qyteteve të reja, duke e çuar numrin total të qyteteve shqiptare në 77.

Qytetet e reja janë:

Qyteti i Kastratit në Malësinë e Madhe

Qyteti i Bushatit në Vaun e Dejës

Qyteti i Ulzës në Mat

Qyteti i Krastës në Bulqizë

Qyteti i Milotit në Kurbin

Qyteti i Golemit në Kavajë

Reforma e re administrative territoriale pritet tashmë t’i kalojë Kuvendit për votim.

Të Ngjashme