Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të festuar 45-vjetorin e tij.
Ish-ylli i Suedisë, Interit, Milanit dhe Juventusit i ka bërë vetes një dhuratë që kushton rreth 3.6 milionë euro.
Bëhet fjalë për një Ferrari F80, një nga modelet më ekskluzive të prodhuesit italian.
Makina ishte porositur nga Ibrahimovic rreth një vit më parë dhe tashmë ka mbërritur në duart e tij.
Vetë Zlatan ka publikuar në rrjetet sociale imazhet e supermakinës së re.
Me një çmim që arrin në miliona euro, Ferrari F80 është padyshim një dhuratë që i shkon për shtat personalitetit të suedezit.
Ibrahimovic, i cili sot është Senior Advisor te Milani, vazhdon të jetë një nga figurat më të njohura të futbollit botëror.
Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për disa prej klubeve më të mëdha të Evropës dhe ka fituar trofe të shumtë.
Tashmë jashtë fushës, Zlatan duket se po shijon jetën me të njëjtin stil spektakolar që e ka karakterizuar gjithmonë.
Dhe për 45-vjetorin, zgjedhja ishte një “bishë” e vërtetë italiane me vlerë miliona.
