Veprimtari Agim Aliçkaj ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke kritikuar gazetarin Çim Peka, duke ngritur akuza dhe duke përmendur disa figura politike ndërkombëtare dhe rajonale si Baton Stanishiqi, Edi Rama, Richard Grenell, Petar Djurić, Gabriel Escobar, Christopher Hill, Josep Borrell dhe Miroslav Lajčak, si dhe presidentin serb Aleksandar Vučić.
Në reagimin e tij, Aliçkaj ka lënë të kuptohet se informacionet që paraqiten në debatet publike mund të jenë të ndikuara nga këto figura, duke shtuar edhe tone të forta politike ndaj Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në rajon.
“Nga kush po i merr informatat, “i nderuar” Cim Peka live ? Baton Stanishiqi, Rama, Grenell, Djuriç , Escobar, Hill, Borelle, Lajçak apo nga Vuçviqi? Apo edhe ma direkt nga Radojçiqi?! A ke qenë në Veriun e Kosovës kohën e fundit? Për besë, KM Albin Kurti duhet ta ndalojë dinarin edhe në Shqipëri!
Veç Z. Kurti ju vjen hakësh të gjithë juve bashkë. Ai është tmerri i Serbisë dhe shërbëtorëve të saj në Kosovë, Shqipëri e kudo”, shkruan ai.
