Lajme

Nga Mlladiqi te Kosova – Ramazan Bekteshi i drejtohet Evropës me pyetjen e fortë

Veprimtari Ramazan Bekteshi ka reaguar ndaj ceremonisë shtetërore në Serbi për Ratko Mladiqin, duke kritikuar heshtjen e Evropës për krimet e luftës në Srebrenicë dhe Kosovë.

Bekteshi ka deklaruar se ideologjia pas krimeve të Mladiqit vazhdon të jetë e pranishme, ndërsa ka kritikuar edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për mënyrën e trajtimit të figurës së tij.

Në fund, Bekteshi ka ngritur edhe çështjen e mungesës së një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Evropë, pse hesht?

Planetë Tokë, qaj. Planetë Tokë, rënko. Sot, Serbia nderon njërin prej kriminelëve më të mëdhenj të luftës që nga Lufta e Dytë Botërore me një ceremoni shtetërore.

Sepse Evropa qëndroi si dëshmitare pasive ndërsa kryhej gjenocidi në Srebrenicë dhe Drenicë, dhe që atëherë ende vazhdon t’i mbaj mbyllë sytë.

Ambiciet e Mladiçit e mbijetuan vete atë: arkitekti i gjenocidit mund të ketë vdekur, por ideologjia dhe ambiciet që qëndronin pas krimeve të tij janë ende gjallë. Tani, Vuçiç-i po e shndërron një funeral, në një festë groteske të krimit, gjenocidit dhe pandëshkueshmërisë.

P.S.

E megjithatë, Parlamenti i Edi Ramës ende nuk ka miratuar një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin në Kosovë.

Të Ngjashme