Përpjekja për krijimin e një mikro-shteti sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyn në një etapë të re, ku vëmendja po zhvendoset nga deklaratat politike drejt ngritjes së mekanizmave funksionalë shtetërorë dhe zgjerimit të pranisë diplomatike jashtë vendit. Të dhënat e publikuara nga platforma ndërkombëtare “Intelligence Online”, në një artikull të nënshkruar nga gazetari francez Franck Renaud, sugjerojnë se nisma e njoftuar publikisht nga kryeministri Edi Rama synon zyrtarizimin ligjor brenda muajve të ardhshëm. Nëse ky projekt realizohet, territori prej 11 hektarësh në kryeqytetin shqiptar do të shndërrohet në një entitet të pavarur administrativ, i krahasueshëm për nga koncepti me Sheshin e Vatikanit. Krijimi i këtij shteti të frymëzuar nga sufizmi, që promovon një Islam të moderuar dhe hapur ndaj dialogut ndërfetar, është pjesë e një agjende më të gjerë politike.Njoftimi i parë u bë nga Kryeministri Rama në Kombet e Bashkuara në shtator 2024, por procesi pësoi vonesa për shkak të zhvillimeve politike vendase. Ndër to veçohen protestat masive të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, të nxitura nga projekti për ndërtimin e një kompleksi hotelier luksoz në ishullin e Sazanit, i lidhur me fondin Affinity Partners të Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Prapa skenave po punohet intensivisht mbi elementet funksionale të sovranitetit: Zyrtarët bektashinj dhe udhëheqësi i tyre shpirtëror, Edmond Brahimaj (Baba Mondi), po shqyrtojnë emetimin e pasaportave zyrtare si dhe prerjen e një monedhe të vetëquajtur “bek”.
NEWS Tërmeti i fuqishëm ne Turqi, ja çfarë dihet deri më tani Kjo monedhë parashikohet të indeksohet sipas çmimit të arit në tregun ndërkombëtar; Kryegjyshata Botërore Bektashiane po ngre rrjetin e saj diplomatik nën drejtimin e Kreshnik Grezdës, i cili mban rolin e ambasadorit të posaçëm. Si përfaqësues për SHBA-në është emëruar Christopher Hyland, sipërmarrës dhe ish-këshilltar i Bill Clinton në fushatën e vitit 1992, ndërsa për hapësirën frankofone (Francë dhe Belgjikë) është caktuar Hazis Vardar, sipërmarrës belgo-shqiptar në fushën e kulturës; Struktura po zgjeron bashkëpunimin edhe në fushën e inteligjencës e sigurisë kibernetike.
NEWS “Mbrojtja e NATO-s rrëzon raketën iraniane mbi Turqi – konflikti afrohet pranë kufijve të AleancësPërmes kompanisë “DataSentinel Balkans”, ku Hazis Vardar është administrator dhe biznesmeni francez Julien-Gérard Roche shërben si këshilltar, janë lidhur partneritete me kompanitë franceze “Cyber ICS” dhe “Terra OSINT”. Në këtë rrjet është përfshirë edhe Jean-Christophe Cloetens, ish-pjesëtar i zyrës antiterroriste të xhandarmërisë franceze (BLAT) me përvojë të gjatë në Ballkan. Ndërsa Baba Mondi vazhdon të presë delegacione të huaja në selinë e Urdhrit Bektashi — përfshirë përfaqësues të jashtëm si ata të Ministrisë së Jashtme izraelite — përgatitjet teknike, diplomatike dhe të sigurisë tregojnë se projekti po merr trajtën e një strukture të mirëfilltë shtetërore.
