Lajme

Nga sot deri më 18 korrik, mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci”.

Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga 10 deri më 18 korrik 2026 dhe përfshin pjesën e rrugës nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.

Komuna bën të ditur se gjatë kësaj periudhe trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm të vendosur në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve./teve1.info/

Të Ngjashme