Lajme

Ngjarje e rëndë/ Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar (EMRI/Foto)

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Vescovato, në provincën e Cremonës, Itali. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve.

Sipas mediave italiane, viktima, i identifikuar me inicialet N. Dalipaj, është goditur të paktën tri herë në pjesën e qafës. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

NEWS  Shuplakë nga Brukseli/ Raporti i KE “shkund” qeverinë: Mbrojtja e Belinda Ballukut nga Kuvendi dëmton shtetin ligjor! Puna e SPAK, pozitive!Lidhur me ngjarjen, autoritetet italiane kanë ndaluar një 32-vjeçar, Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Maggiore” të Cremonës.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive banale, të lidhura me xhelozinë për një vajzë.

NEWS  VIDEO/ U bë viral për shkak të ngjashmërisë e madhe me Jeffrey Epstein, reagon pensionisti nga Florida: Jam një njeri i zakonshëm!Raportohet se fillimisht mes dy personave ka pasur një debat në një lokal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike dhe përdorim të armës së ftohtë.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Të Ngjashme