Lajme

Ngjarje tragjike në vend/ Hidhet nga kati i tretë i banesës, humb jetën burri, dy muaj më parë humbi gruan

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 15 të qytetit të Korçës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, 84-vjeçari, Abidin Bilbili, jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se është hedhur nga ballkoni.

Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

See also  Aksident NE VEND, makina përfundon në kanal, plagoset shoferiNë vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I moshuari që është hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë ka humbur bashkëshorten. Kjo mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë ditën e sotme.

Të Ngjashme