Lajme

Ngjarje tragjike në vend, rrufeja vret një person (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në mal.

Sipas raportimeve, viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili ndodhej në malin e Trebeshinës, në vendin e quajtur Zaçe Be, në momentin kur u godit nga rrufeja.

68-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

See also  Investimet në kanalizime me pikatore, KLSH: Në një dekadë UKT përdori 10 milionë euro, 1/7 e buxhetit të përcaktuarAutoritetet kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme