Lajme

Nis eklipsi diellor, spektakli qiellor shihet pjesërisht edhe nga Shqipëria (Video)

Një nga fenomenet më spektakolare astronomike ka nisur të shfaqet në qiell, me momentet e para të eklipsit të plotë diellor që janë vërejtur në Rusi.

Gjatë orëve në vijim, hija e Hënës do të përshkojë me shpejtësi zona të mëdha të Arktikut, duke vazhduar drejt Grenlandës. Më pas, fenomeni do të jetë i dukshëm edhe në pjesë të Islandës dhe Spanjës, duke krijuar një spektakël të veçantë për vëzhguesit në këto rajone.

Edhe Shqiperia do të jetë në zonën ku ky fenomen astronomik mund të vërehet. Megjithatë, nga territori i Kosovës nuk do të shihet eklips i plotë. Banorët do të mund të shohin vetëm një eklips të pjesshëm diellor, gjatë të cilit Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe do të mbulojë vetëm një pjesë të sipërfaqes së tij.

NEWS  “Mos më qëllo!”- Tragjedi në SHBA, 47-vjeçari i dehur vret bashkëshorten, plagos vajzën 13-vjeçare dhe më pas vetëvritet!Pamja nga Kosova pritet të jetë veçanërisht interesante për shkak të kohës kur do të ndodhë fenomeni. Eklipsi do të shfaqet shumë pranë momentit të perëndimit të Diellit, ndaj kushtet e vëzhgimit do të varen edhe nga pozicioni dhe qartësia e horizontit.

Për këtë arsye, personat që dëshirojnë ta ndjekin eklipsin nga Kosova këshillohen të zgjedhin një vend me pamje sa më të hapur drejt horizontit perëndimor. Një zonë më e ngritur mund të ofrojë kushte më të mira për vëzhgim, veçanërisht nëse ndërtesat, kodrat apo objektet e tjera pengojnë pamjen drejt perëndimit.

NEWS  CNN zbulon pamjet, ja si e kapën amerikanët Maduron në dy minuta! Bombardim dhe ndërhyrje precizeEklipset diellore ndodhin kur Hëna kalon ndërmjet Tokës dhe Diellit, duke bllokuar pjesërisht ose plotësisht dritën e Diellit për një pjesë të sipërfaqes së Tokës. Në rastin e eklipsit të plotë, Dielli mund të mbulohet tërësisht nga Hëna për një periudhë të shkurtër, ndërsa në zonat jashtë brezit të eklipsit total fenomeni shihet vetëm pjesërisht.

Për vëzhguesit në Shqiperi, megjithatë, spektakli do të ketë një tjetër karakter. Meqë Hëna nuk do ta mbulojë të gjithë Diellin, nuk do të krijohet errësira karakteristike e eklipsit total, por do të mund të vërehet qartë kalimi i Hënës përpara diskut diellor.

Një aspekt veçanërisht i rëndësishëm është siguria gjatë vëzhgimit. Dielli nuk duhet të shikohet drejtpërdrejt me sy të lirë, pasi rrezatimi i fortë mund të shkaktojë dëmtime serioze të shikimit. Për të njëjtën arsye, nuk duhet përdorur kamera e telefonit, dylbi apo teleskop pa pajisje dhe filtra të posaçëm solarë.

NEWS  IGJEUM paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e shiutPër një vëzhgim të sigurt rekomandohen vetëm syzet e certifikuara për eklipse diellore ose pajisje të tjera të miratuara për vëzhgimin e Diellit. Ekspertët këshillojnë që të mos përdoren syze të zakonshme dielli, pasi ato nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.

Eklipsi pritet të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve në rajonet ku do të jetë i dukshëm, ndërsa për Kosovën paraqet një mundësi për të vëzhguar një fenomen të rrallë astronomik, edhe pse në formën e tij të pjesshme.

Të Ngjashme