Lajme

Nis protesta e 20-të në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej”

Ka nisur në Tiranë protesta e 20-të radhazi me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në orën 19:00, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë në drejtim të godinës së qeverisë, ku do të mbahen fjalimet. Në vijim, për disa orë, protestuesit marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës deri në mesnatë.

Një ditë më parë, qytetarët marshuan fillimisht drejt Parlamentit, ku po zhvillohej votimi i rendit të ditës, dhe më pas u drejtuan te Kryeministria.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë Vlora, Durrës, Shkodër, Korçë dhe Fier, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike.

Tubime janë raportuar gjithashtu edhe nga shqiptarët jashtë vendit, ndërsa kërkesat kryesore të protestuesve mbeten dorëheqja e qeverisë dhe largimi i klasës aktuale politike.

Të Ngjashme