Ka nisur të mërkurën mbrëma protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, ndërsa kjo është nata e 15-të radhazi që zhvillohet kjo protestë.
Gjykata Speciale në shkallë të parë i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.
