Lajme

Nis rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.76 euro për litër

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë.

Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme, 15 prill, shkon në 1.76 euro për litër.

Ndërkaq Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se çmimi i benzinës shkon maksimalisht deri në 1.44 euro për litër dhe gazi 0.89 euro për litër.

Javët e kaluara çmimet e karburanteve varionin, teksa maksimalja e deritanishme sipas autoriteteve zyrtare ka shkuar në 1.91 euro.

Të Ngjashme