Lajme

Nisin misionet e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar Programi i Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Në kuadër të këtij programi, KQZ ka mirëpritur përfaqësues dhe ekspertë zgjedhorë nga disa shtete dhe organizata ndërkombëtare, të cilët do të monitorojnë nga afër të gjithë procesin zgjedhor.

Sipas KQZ-së, vëzhgimi ndërkombëtar luan rol të rëndësishëm në forcimin e transparencës, integritetit dhe besimit të qytetarëve në proceset demokratike.

Në mesin e vëzhguesve janë përfaqësues nga Turqia, Lituania, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria si dhe organizata International IDEA.

Autoritetet zgjedhore theksojnë se prania e tyre synon të garantojë një proces të drejtë dhe të rregullt zgjedhor në të gjithë vendin.

Të Ngjashme