ShowBizzz

Nisin përgatitjet për edicionin e ri të BBVK, Olsa ndan foton nga shtëpia

Përgatitjet për edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother VIP Kosova” tashmë kanë nisur. Përmes një postimi të fundit në Instastory, producentja Olsa Muhameti ka bërë të ditur se puna në prapaskenë ka filluar zyrtarisht.

Ajo ka ndarë një fotografi të realizuar pikërisht brenda shtëpisë së BBVK-së, ku shihet se po punohet për transformimin e ambienteve për sezonin e ri.

“Ky është një moment shumë emocionues. Kur shtëpia e vjetër, e një sezoni me sukses absolut, ia lë vendin shtëpisë së re. BBVK5… duke u ngarkuar”, ka shkruar Olsa mbi foton e publikuar, duke konfirmuar ndryshimet e mëdha që po realizohen.

Me nisjen e përgatitjeve, ekrani pritet të ndizet sërish këtë vjeshtë.

Megjithëse emrat e banorëve VIP dhe data e saktë e nisjes po mbahen ende sekret, ethet e spektaklit të madh sapo kanë filluar!

Të Ngjashme