Lajme

Nisin pritjet në pika kufitare, deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë nga “Dheu i Bardhë”

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar publikon të dhëna për pritjet në kufij për hyrje dhe dalje nga Kosova.

Pasi mërgimtarët kanë nisur të vijnë në Kosovë, është rritur edhe koha e pritjes në pika kufitare.

Sipas përditësimit të fundit në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” pritja është deri në 40 minuta, teksa kolona është 60-70 metra.

Në “Vërmicë” pritja në kufij është 10-15 minuta. Në “Bërnjak” 5-10 minuta, ndërsa në pika tjera sillet nga 3 deri në 10 minuta.

Të Ngjashme