Lajme

Një 44-vjeçare gjendet pa shenja jete në Podujevë, rasti nën hetime

Një grua rreth 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Podujevë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar nga familjarët në Qendrën e Urgjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”.

Të Ngjashme