Lajme

“Një agjent i DEA-s është stacionuar këtu”, Klodiana Lala tregon si u pëdorën banka dhe Exchange në pastrimin e parave të krimit

Gazetarja Klodiana Lala tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se si krimi i organizuar ka pastruar paratë në Shqipëri, duke përdorur bankat dhe zyrat e këmbimit valutor. Ajo tregoi disa raste, madje duke tentuar të merrnin peng edhe një drejtor banke, ndërsa zyrtarët nuk ndërhynë.

“Kemi një nga agjentët e DEA që është stacionuar këtu prej muajsh dhe po punon për grupet kriminale që janë vendosur në Amerikën Latine. Rrisku që paratë e pista të vijnë në Shqipëri është shumë i lartë.

Nuk kemi panoramë të qartë nëse kanë pasuri të fshehura jashtë vendit. Dritan Gjika nuk ka pasuri të sekuestruar në Shqipëri. Ai ose i ka në kripto ose të investuara në një vend tjetër.

Armando Pacani, kam qenë në shtëpinë ku jeton nëna e tij, nuk është më shumë se 60 m2, me mobilje të komunizmit. Autoritetet thonë se ka fituar miliona euro nga shitja e kokainës. Ku janë paratë? Janë investuar diku. Kemi vetëm majën e ajsbergut.

Këto grupime kanë rrjet ekspetësh nga pas, avokatë, bashkëpunim me exchange, banka, autoritetet financiare.

Po të tentosh të depozitosh 10 mijë euro në bankë, të kërkojnë dokument pas dokumenti. Ndërkohë si ka mundësi lëviz 1-5 mln euro dhe asnjë punonjësi të pastrimit të parave nuk i bën përshytpje?

Rrjetet e exchange, apo noterët, janë të dyshuar të përfshirë në këto skema pastrimi.

Te grupi Pepa u zhdukën 4 mln euro nga llogaria e noteres, ata planifikonin të merrnin peng drejtorin e një banke. Kjo mund të ketë ndodhur dhe të mos jetë raportuar.

Çështja tjetër implikimi i zyrtarëve. Vjen një kompani të investojë 100 mln euro ndërkohë që bilanci i kompanisë është shumë i ulët”- tha Lala.

Të Ngjashme