Lajme

Një burrë gjendet pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës

Një burrë është gjetur pa shenja jete në në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Policia tha se për rastin u njoftua nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Në vendngjarje ka dalë njësia policore dhe ekipi i IML-së që e ka marrë trupin për obduksion.

Policia e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“Podujevë / 11-14.08.2026 – NN. Nga Qendra e Mjekësisë Familjare se në fshatin Llapashticë është raportuar për një mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i IML-së të cilët me vendim të prokurorit e kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/

Të Ngjashme