Lajme

Një burrë gjendet pa shenja jete në Pejë, trupi dërgohet për obduksion

Një burrë është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 04:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Të Ngjashme