Një vajzë e mitur ka raportuar se është sulmuar nga një grua në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 shtator, rreth orës 10:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.
Lidhur me rastin, në stacion policor janë shoqëruar dy femra të përfshira në incident.
Pas intervistimit të palëve, në prani të punëtorit për punë sociale dhe avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit për të mitur, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.
“Suharekë 11.09.2026-10:00. Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar nga një femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor edhe dy femra të përfshira në rast. Pas intervistimit të palëve ne prani te punëtorit per pune sociale dhe avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit për të mitur rasti shkon në procedurë të rregullt”.
