Një aksident në vendin e punës është raportuar të premten në Fushë Kosovë, ku një punëtor ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, ishte duke punuar në vendin e tij të punës.
Si pasojë e rrëzimit, punëtori ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dhe intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve, koordinatorin për siguri dhe përfaqësuesin juridik të kompanisë.
Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
“Fushë Kosovë 08.05.2026, 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, ishte rrëzuar nga kati i dytë i objektit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në cilësinë e të dyshuarave janë arrestuar dhe intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë koordinatori për siguri dhe përfaqësuesi juridik i firmës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/
Punëtori bie nga një objekt në Fushë Kosovë, dërgohet për trajtim në QKUK
