Lajme

Një i vdekur dhe 312 raste të trajtuara brenda 24 orëve në QKUK

Një person ka vdekur dhe 312 raste janë trajtuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) brenda 24 orëve.

Sipas njoftimit të QKUK-së, numri më i madh i rasteve është trajtuar në Reanimim dhe në Emergjencën Internistike.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 90 raste janë menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 60 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Raporti 24-orësh i QKUK-së bën të ditur se 21 persona janë lënduar në aksidente trafiku.

“Ndërsa, sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një rast nga armët e ftohta, një rast i intoksikimit (helmimit), një person i përfshirë në përleshje fizike, si dhe 21 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik”, thuhet më tej në raport.

Të Ngjashme