Lajme

Një këmbësor goditet nga një veturë në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka bërë të ditur se nga ky aksident lëndime ka pësuar këmbësori, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka thënë se me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana./teve1.info/

Të Ngjashme