Lajme

Një lokal në Prizren u përfshi nga zjarri, zjarrfikësit lokalizojnë flakët, një i mitur intervistohet

Një lokal në Prizren është përfshirë nga zjarri dje në mëngjes, bëri të ditur policia.

Zjarrfikësit dolën në vendngjarje dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa për rastin policia intervistoi një të mitur,

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 04.09.2026-08:00. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një lokal. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të Ngjashme