Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e qytetit të Suharekës.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, ku thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Suharekë 08.05.2026 – 07:50. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar, në emergjencën e qytetit e ka sjellë pa shenja jete babanë e tij, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/
