Lajme

Një person gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë, dyshimet e para

Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Mallkeq të Vlorës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se i moshuari me inicialet K. B., 69 vjeç, i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se 69-vjeçari dyshohet se vuante nga depresioni.

NEWS  “Më kanë mërzitur shumë”, Robert Ndrenika flet për sulmet pas takimit me Erion Veliajn: S’kam blerë kurrë shtëpi“Rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. B., 69 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni”, sqaron policia paraprakisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NEWS  VIDEO/ “Përgj*ket” supersfida Elbasani-Egnatia! Përplasje të forta mes tifozërive, ndërhyn policia

Të Ngjashme